Kosova

Shasha: Përveç ndikimit në ekonomi, pandemia do të ketë rol edhe për vizat

Pandemia e koronavirusit, përveç ndikimit në ekonomi, do të luajë rol edhe në proceset integruese të Kosovës dhe në dinamikën e punës së Bashkimit Evropian.

Kështu ka thënë Demush Shasha, ish-sekretar i Ministrisë së Integrimit Evropian.

Sipas tij, dinamikat brenda BE-së momentalisht janë të fokusuara në luftimin e pandemisë së Coronavirusit, transmeton KOHA.

Këshilli i Bashkimit Evropian është paraparë të mblidhet më 18 dhe 19 qershor, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar se a do të mbahet apo ajo.

Megjithatë, sipas Shashës, Kosova, pavarësisht fokusit të BE-së, duhet t’i përfundojë detyrat e saj me shpresën që në pjesën e dytë të këtij viti kur Gjermania do ta marrë kryesimin e presidencës së BE-së, do ta shtyjë përpara çështjen e liberalizimit të vizave.