Kosova

Shala viziton Avdi Ukën heroin e minatorëve të vitit 1989

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike, Ferat Shala, sot ka qenë për vizitë te minatori Avdi Ukën, i cili u bë hero gjatë vitit 1989, kur kundërshtoi masat e dhunshme të Serbisë.

Uka ishte edhe në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njihet edhe për betimin e madh që e bëri se, kurrë nuk do të dorëzohej para armikut.

Statusi i plotë i Ferat Shalës: Ndejat me Avdi Ukën janë gjithmonë kënaqësi e motiv. Emri i tij personifikon njeriun e pamposhtur të Kosovës. Në kujtesën tonë historike, Avdi Uka mbeti gjithmonë hero i gjallë i minatorëve kosovarë. Në minierat e “Trepçës” ai u kalit si punëtor i paepur dhe si luftëtar që s’njeh dorëzim. Betimin që e kishte bërë para shokëve minatorë më 1989 – se kurrë nuk do të dorëzohej para se armikut, e bëri dëshmi dhjetë vjet më vonë kur me pushkë në dorë iu bashkua radhëve të UÇK-së. Avdi Uka është simboli i njeriut të pamposhtur të Kosovës.

https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/posts/2928773694064780