Kosova

Shala si Demaliaj: Në kushte të barabarta, do të punësoja anëtar të Nismës

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, ka thënë se në kushte të barabarta të aplikantëve për vende të punës do të favorizonte një anëtar të partisë së tij.

Ai ka arsyetuar këtë qëndrim në Interaktiv të KTV-së duke thënë se “ai vjen pas teje dhe të ka besuar e përderisa më ka besuar edhe unë ia besoj punën”.

“Në kushte të barabarta ndoshta mund të ketë përparësi. Në ato kushte që janë paraparë me ligj ndoshta mund të ketë përparësi, pse jo. Ai të ka besuar ty dhe vjen pas teje. Përderisa më ka besuar mua edhe unë ia besoj punën. Por gjithçka në kushte të barabarta, e jo ku nuk e meriton. Nëse është i barabartë pse të mos ketë përparësi”, ka deklaruar ai.

Ngjashëm me Shalën pati deklaruar edhe deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, në të njëjtën studio. Ai pati thënë se po të ketë mundësi do të punësonte të gjithë anëtarët e partisë së tij./koha.net

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.