Kosova

Shala/ Problemi kryesor ishte raporti me ShBA-në, Kurti nuk pranohej si lideri i delegacionit

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se administrata e ShBA’së nuk e donte kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, si lider të delegacionit të Kosovës në dialog.

‘’Ambasada nuk e ka njohur kryeministrin si lider të delegacionit të Kosovës. LDK është përpjekur që të ndërmjetësoj. Ishte me rëndësi që adminsitrata e ShBA-së të dinte që ne si partner e përkrahim kryeministrin. Por ata ishin insistues që kryeministri nuk do të udhëheqte dialogun’’, thotë Shala.

‘’Problemi kryesor ishte raporti me ShBA-në”, shton ai.

Tutje Shala thotë se  me të dërguarin Special të ShBA-së për dialog, Richard Grenell, nuk ka pasur kurrë kontakte por ka thënë se Kurti nuk i interpreton deklaratat e tij si duhet.

“LDK e di se raporti jonë me ShBA’në është ekzistencial”, shton ai. /Express/

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//dopansearor.com/4/3473483