EKONOMI

Shala pret në takim biznesmen nga Turqia, premton kushte të mira për investim

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Republikën e Kosovës, Endrit Shala, ka pritur në takim kryetarin e organizatës DEIK, Nail Olpak dhe kolegë të tij.

Shala në këtë takim u ka treguar investitorëve se çfarë shërbime ofron Kosova për mbrojtjen e investitorëve të huaj ku u garantohet i gjithë investimi.

Sipas Shalës, Kosova ofron tatimet më të ulëta në Europë, duke ju ofruar investitorëve të huaj vetëm 10% në profit të korporatave dhe vetëm 5% kontribut të detyruar të pensioeve si dhe një ndër benefitet kryesore që kanë investitorët në Kosovë e cila është munga e taksës për dividendë. Kosova dhe Turqia kanë ratifikuar marrëveshjen për tregti të lirë që do të hyjë në fuqi me 1 shtator të këtij viti. Kjo do të lehtësojë tregtinë në mes të dyja vendeve.