Kosova

Shala: Kosova tash ka President, s’është në tavolinë kjo çështje

Deputeti i Nisma-s, Endrit Shala, ka thënë se nuk e komenton vullnetin e Këshillit Drejtues të AAK-së për ta mbështetur një kandidaturë të Ramush Haradinajt për President të Kosovës.

“Kosova ka tash president. Presidenti është. Dihet kur është afati për zgjedhjen e Presidentit. Partitë mund të kenë dëshira që liderët e tyre, anëtarët e tyre të zgjidhen nëpër pozita. Aktualisht Kosova e ka Presidentin”, është shprehur Shala për klankosova.tv.

“Në momentin që vjen afati për zgjedhjen e Presidentit atëherë liderët politikë të të gjitha partive duhet të ulen dhe të arrijnë marrëveshje se si do të veprojnë me këtë çështje”.

“Si deputet si Sekretar për Informim i Nisma, vlerësoj se Republika e Kosovës e ka Presidentin dhe deri në vitin e ardhshëm kjo çështje nuk është në tavolinë”.

Shala është përgjigjur me “Kosova e ka Presidentin” edhe në pyetjen nëse Nisma pretendon të ketë kandidat të sajin për këtë pozitë në shkurtin e 2021-ës.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483