Kosova

Shala: Kemi 40 vota mbi pragun – VV e ka mision ta dëmtojnë Nismën

Haxhi Shala nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se deri më tani Nisma ka 40 vota mbi pragun.

Shala ka thënë se Nisma nga fillimi ka qenë mbi pragun edhe pse sipas tij Vetëvendosje ka tentuar ta dëmtojë partinë e tij.

“Në bazë të informatve Nisma qëndron më mirë së që ka qenë dje, 40 vota mbi pragun kështu që cdo ditë po shkon duke u rritur numri i votatve, ne kemi deklaruar nga fillimi kemi qenë mbi pragun. Vetëvendosje ka punuar që t’i ketë 3 depuet plus dhe që jo Nisma të jetë pjesë e Kuvendit”, ka thënë ai në T7, transmeton Kosova.info.

Shala ka thënë se nëse nëse nuk ishin numëruar 5 mijë votat e diasporës të ardhura me vonesë, ata tani mund ta kishin deputetin e 7’të.

Ndërsa për përleshjen e sotme në QNR ku u përfshinë një vëzhgues i Nismës dhe një i VV’së, për këtë Shala ka thënë se VV çdo ditë tenton t’i hup votat Nismës.

“LVV tenton çdo ditë që ti hup votat e Nismës dhe nuk janë më atë deputet që thanë se do jenë pjesë e Kuvendit dhe vëzhguesit tanë janë duke insistuar  që edhe një votë të jetë ta ruajnë, nuk është rrahje por fërkim”

“Kanë mision ta dëmtojnë Nismën, e kanë nga partia duke filluar nga kryetari që të inststojnë që ti dëmtojnë votat e Nismes që të ketë 3 deputet më shumë”, ka thënë ai./

Leave a Reply

Your email address will not be published.