Kosova

Shala: Gjyqtarët e prokurorët kanë ngecje profesionale në trajtimin e lëndëve të korrupsionit

Vitin 2019 për kryetarin e Gjykatës së Apelit është konsideruar si njëri ndër vitet më të suksesshme të kësaj gjykate.

Për herë të parë sipas Hasan Shalës kjo gjykatë ka arritur të përfundojë mbi 17 mijë lëndë. Ndërsa departamenti special e ka nisur punën me 18 lëndë derisa në 89 ka shkuar numri i lëndëve të pranuara deri në fund vit, raporton KTV.

Sipas Shalës janë edhe një numër i vogël i lëndëve të korrupsionit të cilat pritet të kryhen. Megjithatë Hasani ka kritikuar punën e prokurorëve dhe gjyqtareve të shkallës së parë sa i përket lëndëve të korrupsionit.

“Unë mendoj që kur kemi të bëjmë me lëndë të korrupsionit kemi të bëjmë me ngecje profesionale nuk mund të gjykohet askush pa prova çdo person i cili akuzohet duhet të ketë prova të mjaftueshme . Pse janë kthy lëndët së pari ka pas shkelje procedurale” ka thënë Shala.

Kreu i Apelit gjithashtu ka ngritur shqetësimin se si për 6 muaj rresht gjyqtarët e gjykatës së Apelit në Mitrovicë nuk e kishin kryer asnjë lënde por që sipas Shalës pasi ata ishin paralajmëruar se do të dërgoheshin në komision disiplinor ata kanë nisur t’i trajtojnë lëndët.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort