Kosova

Shala: Gjasat janë që të eskalojë situata

Bazuar në ngjarjet e fundit që ndodhën në Zubin Potok dhe Zveçan, Drizan Shala Njohës i Çështjeve të Sigurisë shprehet: “Gjasat janë që të eskalojë situata nëse nuk do të ketë ndërhyrje nga faktori ndërkombëtar i cili është duke u vonuar në gjetjen e zgjedhjes së problemit”.

Gjithashtu ai u shpreh se: “Ngjarjet në Zubin Potok dhe Zveçan janë vetëm përshkallëzim i situatës e cila vjen si rezultat i presionit që janë duke shkaktuar grupet kriminale të Serbisë të cilat janë orkestruar nga Beogradi Zyrtar, dhe përdorimi i armëve ushtarake tregon që në atë pjesë veprojnë edhe strukturat e sigurisë së Serbisë”.

Kujtojmë se, protestuesit serbë në Jarinjë po kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës me targat.

Shfaq më shumë
//dopansearor.com/4/3473483