Kosova

Shala: Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi kanë monopolizuar partinë

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka komentuar votën e tij në zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Shala në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se NISMA është monopolizuar nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

Ai ka thënë se ka pritur që NISMA të mbledh organet e saj drejtuese dhe të vendos për emrat e ministrave.

“Skënder Reçica është bërë më parë ministër. Ai nuk ka sjellë vota në parti. Nuk e di pse ai duhej bërë përsëri ministër”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i NISMA-s thotë se në zgjedhjet e fundit partisë i janë larguar disa ministra e zëvendësministra.

Shala thotë se nëse votën do ia kishte kërkuar Limaj nuk do të hezitonte për ta dhënë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483