Kosova

Shala: Apeli përfundoi 5 mijë lëndë më shumë se në 2018-ën

Gjykata e Apelit ka arritur që në vitin 2019 të përfundojë rreth 5 mijë lëndë më shumë se në vitin 2018.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, në një intervistë për Ekonomia Online tha se përkundër këtij suksesi, kjo Gjykatë ka pasur edhe rreth 13 mijë lëndë të bartura nga viti 2018.

Ai thotë se shikuar në përqindje i bie se në vitin 2019 janë kryer më shumë se 100 për qind e lëndëve.

“Në vitin 2019 e kemi filluar me 13 mijë lëndë të bartura nga viti 2018 ndërsa gjatë viti 2019 na kanë arrit përafërsisht 16 mijë e lëndë derisa i kemi kryer 17 mijë e 500 lëndë që do të thotë jemi me statistika shumë mirë për shkak se në bazë të këtyre statistikave konsideroj që është bërë një punë shumë e madhe ngase i kemi kryer përafërsisht 5000 mijë lëndë më tepër se vitin e kaluar. Në përqindje gjithmonë i bie mbi 100% lëndë të kryera në përgjithësi, ka departamente që i kemi kryer deri në 150% dhe secili departamente me përqindje është mbi 100%”, tha ai për Ekonomia Online.

Shala ka shtruar nevojën për rritje të numrit të gjyqtarëve për shkak të rritjes së numrit të lëndëve.

Ai tha se në Gjykatat Themelore është rritur numri i gjyqtarëve derisa një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe në Gjykatën e Apelit.

“Aktualisht i kemi 52 gjyqtarë duke i llogaritur edhe gjyqtarët e divizionit të Mitrovicës gjersa kemi nevojë dhe sigurisht që kemi nevojë për shkak se gjatë vitit 2018 kanë filluar mbi 100 gjyqtarë nëpër Gjykatat Themelore deri sa te ne nuk është bërë rritje apo emërimi i gjyqtarëve të tjerë apo emërimi i gjyqtarëve të tjerë për shkak se kemi nevojë të madhe. Nëse rritet numri i gjyqtarëve nëpër Gjykatat Themelore atëherë me një përqindje duhet të rritet edhe numri i gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit sepse këtë vit kemi pas një numër shumë të madh të lëndëve të arritura për shkak se është punuar më shumë në Gjykatat Themelore dhe është rritë fluksi i lëndëve me ankesa te ne”, tha Shala për Ekonomia Online.

Derisa ka folur për ngecjen në shqyrtimin e disa lëndëve, Shala tha se kjo ka ndodhur në divizionin civil për shkak të mungesës së numrit të gjyqtarëve.

“Nuk mund të quajmë zvarritje, por kemi ngecje sidomos në divizioni civil mirëpo këto ngecje janë të arsyetuara nga mungesa e gjyqtarëve se është numri shumë i madh i lëndëve dhe numri i gjyqtarëve që t’i shqyrtojnë këto ankesa është i vogël dhe shpesh them që ne kur kemi filluar në vitin 2018 me 1 janar ne kemi filluar me 13 mijë lëndë të vitit 2013 që janë regjistruar te ne por ato lëndë kanë qenë më të vjetra dhe shumica e atyre lëndëve kanë ardh nga Gjykata e Qarkut të Mitrovicës dhe Gjykata e Qarkut të Prishtinës që kanë qenë lëndë të pakryera dhe ka qenë problem”, tha Shala për EO.

Ai tha se në vitin 2019, Gjykata e Apelit ka arritur të përfundojmë lëndët e muajit mars të viti 2013, 2014 dhe derisa të 2015 janë në përfundim. Shala tha se presin që deri në fund të janarit t’i kryejnë lëndët e viti 2016 dhe 2017.

Shala tha se vitin 2020 presin që një lëndë të mos pres më shumë se 3 vjet.

“Puna në Gjykatën e Apelit është organizuar në atë mënyrë që punohet nëpër departamente dhe aty përcaktohet edhe kolegjet. Departamenti më i madh te ne që ka lëndë më së shumti është departamenti i Përgjithshëm ku kemi të bëjmë me divizionin e përgjithshëm penal kemi të bëjmë me divizionin civil dhe për kundërvajtje. Sa i përket divizionit të përgjithshëm penal dhe për kundërvajtje këto lëndë kryhen me një afat shumë të shpejt dhe nuk pret më shumë se 3 muaj, ndërsa për divizionin për kundërvajtje një muaj ose një muaj e gjysmë lëndët kryhen”.

“Sa i përket departamentit për të mitur edhe këtu kemi një afat shumë të shpejt dhe të arsyeshëm dhe nuk presim më shumë se 2-3 muaj , ndërsa të krimet e rënda maksimumi për ty kryer lëndët janë përafërsisht 6 muaj dhe asnjë lëndë nuk pret më shumë , kemi ngecje pak në departamentin për çështje administrative po aty ka pak lëndë dhe diku janë 500 lëndë dhe dy gjyqtarë gjykojnë dhe kështu që i kanë nga 250 lëndë atje janë në përfundim lëndët e viti 2017 dhe besoj që viti 2020 hyn me lëndë të viti 2018-të dhe aty është pritja dy vjetësh është një standard sikur në regjion”, ka thënë ai.

Këtë vit ka filluar punën edhe departamenti special.

Sipas Shalës, në këtë departament kanë arritur dikur rreth 18 lëndë dhe kanë mbetur të papërfunduara 14.

“Janë 6 gjyqtarë të caktuar për ketë dhe 2-3 muaj nuk kemi pas lëndë të caktuara për departamentin special mirëpo puna është fillu dhe po shkon mbarë dhe në këtë departament dhe me sa e di unë kanë ardhë 17-18 lëndë dhe kanë mbet 14 pa u përfundu sepse këtu shumë vonë ka nis puna dhe prej 18 janë kry 14 dhe kanë mbet 4 gjersa të lëndët e rregullta kanë arrit 17 dhe janë kryer 3 dhe kanë mbetur në punë edhe 14 dhe gjitha këto janë në punë të departamenti special dhe shumë shpejt do të përfundohen dhe këta gjyqtarë që janë emëruar për departamentin special janë të rinj dhe kanë një përvojë të madhe nëpër Gjykatat Themelore”, tha Shala.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483