
Deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala ka thënë se Albin Kurti ende pa ardhur në qeveri u ka premtuar amerikanëve largimin e taksës.
Shala, në RTV Dukagjini thotë se amerikanët kanë respektuar qëndrimet e Haradinajt për taksën, derisa ishte kryeministër.
“Siç duket Kurti është zotuar para amerikanëve se do ta largojë taksën pasi të formohet qeveria e re. Kjo nuk ndodhi, dhe amerikanët nuk i duan njerëzit me dy fytyra”.
Deputeti i NISMA-s thotë se rrugët e Kurtit me Amerikën duket se janë ndarë.
add a comment