ROZË

Shakaja e papërshtatshme për Selena Gomez që revoltoi rrjetin

Këngëtarja e njohur, Selena Gomez është kthyer në qendër të vëmendjes në rrjet, pas një shakaje të papërshtatshme që u bë me të gjatë shfaqjes së quajtur “Save by the bell”.

Këngëtarja ka pasur më herët një problem shëndetësor dhe i është dashur që mikesha e saj e ngushtë t’i dhurojë një veshkë.

Dy studentë kanë diskutuar me njëri-tjetrin në shfaqje për të “gjetur” se kujt i përkiste veshka e dhuruar, mamasë së Justin Bieber apo Demi Lovato-s.

Një ditë pas kësaj shakaje që bëri xhiron e rrjetit, NBC Universal i kërkuar falje publike Selenës, duke shtuar se do të japin donacionet e tyre në fondacionin që këngëtarja ka hapur fill pas momentit të transplantit.

Mikesha e këngëtares, në një postim në Twitter shkruan se është ndjerë e ofenduar nga e gjithë kjo.

Ndërsa nga Selena nuk ka ende një reagim.