Kombëtare

Shahini: Mësimi të rifillojë nesër në qarqet e paprekura, jo edhe në Tiranë, Lezhë e Durrës

Ministria e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, deklaroi se është bërë vlerësimi i dëmeve në shkolla, dhe se tani vendimmarrja është para dy opsioneve sipas të cilave nesër do të nisë mësimi në qarqet e paprekura, ndërsa në Tiranë Durrës dhe Lezhë të ketë një shtyrje.

“Në Durrës 16 shkolla dhe kopshte nuk mund të hapen, në Lezhë 10 që nuk mund të hapen, në Elbasan 3 shkolla të tjera. Dëmtimet në Tiranë, Lezhë dhe Elbasan nuk janë të nivelit të Durrësit. Drejtorët e shkollave kanë raportuar. Instituti i Ndërtimit me inxhinierë nga Kosova kanë bërë inspektime në Durrës, Tiranë, Lezhë por edhe Vlorë. Ne e kemi planin e zhvendosjes së nxënësve. Kemi bërë planin e transportimit të nxënësve dhe kemi organizuar shërbimin psiko-social. Me fakultetin e Shkencave Sociale do kemi studentë të nivelit master për të ndihmuar në disa zona ku ka nevojë. Në Durrës nuk mund të nisë të hënën. Propozimi im është të nisë mësimi në qarqet e paprekura dhe të bëjmë një shtyrje në zonat ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Një opsion tjetër më pak i pëlqyer nga ana jonë është të hapen ato shkolla që nuk janë me problem, por kjo do vështirësonte koordinimin”, tha Shahini.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483