EKONOMI

Sfida më e madhe e bizneseve, mungesa e punëtorëve të kualifikuar

32% e 820 bizneseve të intervistuara nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) e konsideruan shumë problem të madh gjetjen e punëtorëve të kualifikuar.

Si sfidë kryesore e ndër më të mdhaja është mungesa e punëtorëve me të cilën përballet sektori privat që faktikisht me këtë gjë do të përballen pesë vitet e ardhshme.

Në konferencën e mbajtur me temën “Dialogu dhe ambienti i të bërit biznes-politikal fiskale” u fol për vështirësitë në konkurrencën jolojale, furnizimin jo të rregullt me energji elektrike, kostoja e lartë e saj, kamatat e larta bankare, ishin vetëm disa nga sfidat me të cilat ballafaqohet sektori privat Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha se dukuri shqetësuese mbetet edhe korrupsioni.

“Një ndër barrierat kuqe më të cikat ballafaqohet sektori privat është konkurrenca jolojale, furnizimi i rregullt me energji elektrike kostoja e energjisë elektrike, kamata e larta bankare dhe burokracia, ka mungesë të pagesave të dërgesave ajo çka është që është dukuri dhe do të jetë sfida në e madhe për pesë vitet e ardhshme është mungesa e fuqisë punëtore  e kualifikuar”.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha se për të gjetur punëtorë të kualifikuar më tëpër se 32% shumë të madh, 19% situatë shumë e vështirë 25% të vështirë.

“Një dukuri tjetër është korrupsioni ajo çka është si pasojë e konkurrencës jolojale është profitabilteti i ulët dhe një ndër dukuritë të tjera është se duhet të mbështetet bizneset për të krijuar studime të fizibilitetit”, tha ai.

Kurse sipas Ministrit të Financave, Bedri Hamza institucionet duhet të fokusohen më shumë në zhvillimin e bizneseve ku prezantoi zgjidhjet për problemet e sektorit privat në të cilat tha se institucionet duhet të fokusohen në krijimin e kuadrove për tregun.

“Nëse e shikojmë edhe investimet në Kosovë edhe kontributet në punësim del që bartës i zhvillimit ekonomik është sektori privat. Për me pas një shtet të zhvilluar duhet në pas një biznes të zhvilluar. Nëse ne si Qeveri nëse përcaktohemi për zhvillim të qëndrueshëm duhet te krijojmë kushte për biznes. Janë problem të cilat nuk mundemi me i injoruar për me i adresuar. Konkurrenca jolojale është e dëmshme dhe e rrezikshme për bizneset”, tha Ministri Hamza.

Nga shoqata e transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, bëri të ditur që politikat fiskale janë të dëmshme për transportin  rrugor. Ai tha se tatimi mbi vlerën e shtuar është duke dëmtuar bizneset e transportit rrugor.

“Asnjë veprimtari tjetër nuk është e dëmtuar nga politikat fiskale..ligji është nxjerrë në kohë shumë të papërshtatshme. Në vlerë tatimin për vlerën e shtuar. Implementimi i tyre po ia shtyn shumë bizneset që të kalojnë në vendet e rajonit. Ku është një dëmtim shumë i madh, në shumicën e rasteve përfitime më të mëdha i kanë kompanitë fiktive, këto politikat i kanë dëmtuar mbi 45 biznese”. /Kosova.info/