SPORT

Sezoni i ri në Bundesligë nisë më 18 shtator

Federata e Futbollit të Gjermanisë ka hedhur shortin për edicionin e ri në Bundesliga.

Kësisoj kampionati elitar në Gjermani do të startojë të premten e 18 shtatorit.

E në xhiron e parë do të jenë tri ndeshje derbi, ku kampioni në fuqi Bayern Munich pret rivalët e vjetër të Schalke 04.

Derbi i zjarrtë pritet të zhvillohet edhe në Signal Iduna Park mes Borussia Dortmund dhe Borussia Monchengladbach.

Sfidë shumë interesante është edhe ajo mes VfL Wolfsburg dhe Bayer Leverkusen.

Skuadra e Red Bull Leipzig në xhiron e parë do të jetë nikoqire e Mainz 05, ndërsa Werder Bremen luan në shtëpi ndaj Hertha Berlin.

Vlen të theksohet se është paraparë që fundi i sezonit 2020/2021 të ndodhë më 22 maj të vitit të ardhshëm.

Xhiro e parë në Bundesliga:

FC Bayern München – FC Schalke

Borussia Dortmund – Bor. Mönchengladbach

VfL Wolfsburg – Bayer Leverkusen

Union Berlin – FC Augsburg

1.FC Köln – 1899 Hoffenheim

Eintracht Frankfurt – Arminia Bielefeld

Werder Bremen – Hertha BSC

RB Leipzig – FSV Mainz 05 VfB Stuttgart – SC Freiburg

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.