Kronika e zezë

Sekuestrohen 107 kilogramë duhan të papërpunuar në Vërmicë

Sonte rreth orës 18:00, në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, pas dyshimeve të ngritura lidhur me një veturë që drejtohej nga një person i dyshuar, të njëjtën e kanë selektuar për kontroll në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit më të detajuar në vijën e dytë, në bagazhin e veturës janë gjetur 10 thasë me duhan të pa përpunuar, të cilët pas matjes nga Dogana kanë rezultuar me peshë 107 kilogramë, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës, sipas së cilës Dogana e Kosovës është marrë me rastin.