Bota

Sërish protesta në Paris, policia përdori granata speciale që t’i shpërndajë protestuesit

As këtë fundjavë nuk ka pasur pushim për protestuesit, pasi një marshim tjetër është zhvilluar sot në veri të Parisit.

Jelekët e Verdhë u rishfaqën në kryeqytetin e Francës dhe bllokuan rrugët, kundër reformave të propozuara në pensione, ashtu edhe ndaj dhunës policore, transmeton Telegrafi.

Marshi i sotëm, vjen pas zhvillimeve të djeshme, ku policia arrestoi 32 protestues, ndërsa u detyrua të shpërndante qindra të tjerë.

Në përpjekje që t’i shpërndajnë protestuesit, policia hodhi gaz lotsjellës, si dhe disa granata speciale. Këto granata janë predha të vërteta, që shërbejnë më shumë si fishekzjarrë, që të shpërndajnë turma dhe të lirojnë hapësira.

Ato mund të shkaktojnë lëndime, nëse nuk përdoren si duhet, nga persona të pa kualifikuar. Gjatë këtyre përleshjeve, nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Kjo është protesta e 45-të në Francë, që kur filluan protestat për shkak të pakënaqësive ekonomike. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.