SPORT

Sergio Romero shkatërron Lamborghinin 200.000 eurosh…

Portieri argjentinas, Sergio Romero, ka shpëtuar pa lëndime, pas një aksidenti të pësuar me automjetin e tij të hënën në Carrington.

Lojtari i Manchester Unitedit është fotografuar pranë Lamborghinit të tij të aksidentuar në vlerë prej 200.000 euro.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fushës stërvitore të Djajve të Kuq, ndërsa xhirimet e veturës së tij të dëmtuar janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Embedded video

Romero është fotografuar dhe xhiruar në gjendje të mirë duke qëndruar në skaj të rrugës, pranë veturës së aksidentuar.

Në videot e publikuara nga kalimtarët, shihet Lamborghini që ka dalë nga rruga, ndërsa mediat angleze kanë raportuar se përkundër aksidentit, 32-vjeçari kishte shkuar në stërvitjet e të hënës.