Show Biz

Serena Williams refuzon të flasë për mikeshën e saj Meghan Markle dhe Princin Harry

Serena Williams ka refuzuar ta komentojë vendimin e mikeshës së saj, Meghan Markle dhe bashkëshortit të saj, Princit Harry, për të hequr dorë nga obligimet mbretërore, por shkaktoi të qeshura në sallë, kur i tha një reporter “mirë që provove të më pyesësh për këtë gjë”.

Sportistja amerikane 38-vjeçare, Williams, gjatë ditës, morri pjesë në një konferencë për media në Melbourne, pasi e fitoi lojën e parë në tenis kundër Anastasia Potapovaatit, në “Australian Open”, ku ajo po synon ta fitojë titullin kampion.

Williams dhe Markle, janë mikesha qe një kohë të gjatë. Tenistja e njohur ishte e ftuar speciale në dasmën e çiftit mbretëror në maj të vitit 2018, derisa Markle është parë shpesh duke i ndjekur lojërat e kampiones amerikane të tenisit në, “Wimbledon” dhe “U.S. Open”.