Rajoni

Serbia tërheq vendimin, nuk deportohet ambasadori malazez

Serbia do të tërheqë në mënyrë të njëanshme vendimin për depërtimin e ambasadorit malazez në Beograd, Tarzan Millosheviq, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

Kjo e fundit u tha gazetarëve se një vendim i tillë u mor në takimin e sotëm me presidentin, Aleksandar Vuçiq dhe Ministrin e Jashtëm, Nikola Selakoviq, raporton b92.

Ajo tha se Vuçiq kërkoi nga Qeveria të marrë në konsideratë vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë për ta shpallur Millosheviqin një person non grata.

Ajo shtoi se udhëheqja shtetërore e Serbisë u këshillua me përfaqësuesit e serbëve në Mal të Zi për tërheqjen e vendimit, të cilët mbështetën një veprim të tillë.

Vendimi për dëbimin e Millosheviqit u mor dje pasi Mali i Zi e shpalli ambasadorin serb në Podgoricë, Vladimir Bozoviç. një person “non grata” dhe i kërkoi të largohet nga vendi brenda 72 orësh.