Rajoni

Serbia regjistron pesë viktima dhe 227 raste të reja me koronavirus

Republikës së Serbisë, gjatë 24 orëve të fundit i janë shtuar edhe pesë viktima nga koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në këtë vend ka arritur në 173, njoftoi Shtabi i Krizës i formuar nga qeveria serbe, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Viktimat e reja janë dy gra dhe tre burra.

Të mërkurën janë regjistruar edhe 227 raste me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 8,724.

Në 24 orët e fundit janë testuar 5,579 persona.

Në Serbi shkalla e vdekjeve nga koronavirusit aktualisht është 1.98 për qind e pacientëve, tha Darija Kisiq Tepavçeviq, zëvendësdrejtore e Institutit të Shëndetit Publik.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.