Kosova

Serbia mban peng lidhjet hekurudhore të Kosovës me Evropën

Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 e deri tash Hekurudhat e Kosovës kanë mbetur të izoluara me Evropën qendrore e më gjerë për shkak të mos marrëveshje me Serbinë.  

Si pasoj e këtij izolimi ndërkombëtar, ku edhe Kosova kishte linjat hekurudhore kryesore  e më të shumtat me Serbinë, deri sa ka vetëm një linjë hekurudhore me Maqedoninë e nuk ka fare linja me Shqipërinë e Malin e Zi. 

Për shkak të kësaj bllokade Hekurudhat e Kosovës, vazhdojnë të mbeten larg asaj që do duhet të ishte, por që pritet që në Berlin të realizohet marrëveshja e hekurudhave ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe që Hekurudhat e Kosovë.
 
Kryeshefi i Hekurudhave të Kosovës Agron Thaçi, tha për “Syri.net”, se Serbia ka izoluar vendin tonë sa i përket transportit hekurudhor të udhëtarëve e mallrave me rajonin,  Evropën qendrore e më gjerë.    

“Tashmë jemi gjysmë të izoluar me rrjetin hekurudhor, pasi që siç dihet në pjesën veriore  Hekurudhat e Kosovës nuk funksionojnë”, tha Thaçi

Kryeshefi i Hekurudhave të Kosovës shtoi se vendi tash nuk është e lidhur mirë me Evropën, për shkak  të mos funksionimit në veri dhe gjendjes së hekurudhës. Problem  deri tash po ashtu mbetej edhe mos nënshkrimi i marrëveshjeve me Serbinë të cilat tashmë ndodhen .  Kosova lidhet me Evropën qendrore nëpërmjet Serbisë dhe e cila për çështje politike deri tash nuk ka pasur gatishmëri  për t’i nënshkruar marrëveshjet bashkëpunim.

Ai tregoi se tash janë më tepër se 208 milionë euro që do të investohen  në linjën Hani i Elezit- Leshak.

Do të shikohen edhe investimet e linjave hekurudhore të reja drejt Gjilanit me Bujanocin e Vranjës në Serbi.

“Me Republikën e Serbisë kemi mjaft linja dhe nëse ndërtohen edhe linjat drejt lindjes e juglindore do të kompletohet tërësisht lodhje jo vetëm e këtë shtet , por me gjithë rajonin e më gjerë”, tha Thaçi. 

Ai shtoi se për “Syri.net” se prioritet janë funksionalizmi i hekurudhave në veri të Mitrovicës apo Leshak drejt Serbisë. Prioritet i dytë është  edhe linja Fushë Kosovë- Prishtinë-Podujevë në drejtim të Serbisë dhe besojmë se me qeverinë do të gjinden financat nga donatorët dhe që ti nisim së shpejti. Kjo linjë 45 kilometra  është mjaft e shkurt për lidhje me Evropën qendrore e detin e zi  dhe pjesën drejt Lindjes ”, tha kryeshefi i hekurudhave.