Kosova

Serbia luftë speciale me arsenalin mediatik ndaj Kosovës

Tentativa për çarjen e BE-së para marrëveshjes finale, grabitjet e pronës serbe në pjesën qendrore të komunave me shumicë serbe dhe pretendimet që veriu i Kosovës është jashtë juridiksionit të Prishtinës dhe plani i Kosovës për bashkim me Shqipërinë janë katër  çështje që po lancohen nga kuzhina propagandistike e Beogradit

Javën e fundit ka marrë intensitet një luftë speciale e medieve serbe të atyre nga oborri qeveritar duke prezantuar një situatë që aspak nuk korrespondon me realitetin. Pikërisht kjo luftë bëhet edhe më agresive kur pritet të bisedohet për një marrëveshje finale në të cilën Beogradi, nëse merren faktet parasysh, mbetet pa asnjë xhoker politik në duar, raporton Kosova.info.  Çështja e parë që u trafikua në mediet serbe ishte ndërhyrja eventuale e njësisë speciale në veri të Kosovës dhe reagimi që duhet ta ketë Beogradi. Me këtë ata dëshirojnë ta sjellin para opinionit të brendshëm si një fakt të kryer çështjen e veriut.

Duke shfrytëzuar pozicionin e fundit të Spanjës në Samitin e Sofjes, nga kuzhina propagandistike e Beogradit u afishua lajmi për një pakënaqësi të  disa vendeve, pa i apostrofuar ato, kinse nuk janë të informuara për procesin e dialogut. Ishte një tentativë e çarjes së vendeve të BE, por kjo u demaskua jo vetëm nga zyrtarët e Brukselit por edhe nga zëdhënësi i diplomacisë sllovake e cila nuk i shkoi përshtati gazetës Novosti në një publikim të saj të 7 qershorit e cila fliste për “kërkesën” e kyçjes së tre vendeve në procesin e bisedimeve. Madje deklarata e tij u lëshua në fund të tekstit.  Peter Susko tha se vendet anëtare ofrojnë mbështetje përpjekjeve të Federica Mogerinit që të arrihet marrëveshja për çështjet kyçe dhe të lëvizet përpara. Kjo do të thotë se edhe Sllovakia që ende nuk ka njohur pavarësinë është i njohur me proceset ndryshe nuk do ti ofronte mbështetje Mogerinit. Deri më tani asnjë prononcim zyrtar nuk ka pasur madje as nga Spanja që do një format tjetër të bisedimeve.

E njëjta gazetë në një publikim të saj të sotëm të titulluar “Trump do ta kyç njeriun e saj në dialog me Kosovë?  Më shumë ky publikim ka të bëjë me koment se ofron fakte lidhur me konstatimin e këtij lajmi.

Kuzhinë e gjithë kësaj propagande mbetet ish ministri i censurës Aleksandër Vuçiç i cili shtron dilemë se çfarë do të bëjnë kur shqiptarët  nisen drejt veriut. Me një zhvillim paragjykues të situatës ai veriun e Kosovës e konsideron si të shkëputur dhe jashtë autoritetit zyrtar të Prishtinës. Ai kërkon përkushtim të madh, përgjegjësi, mbështetje dhe mirëkuptimin e shoqërisë. Në mënyrë diplomatike ai tenton ti nxitë serbët për më shumë reagime për një zhvillim imagjinar por që Vuçiç do ta përdorte si një xhoker para faktorëve ndërkombëtar.

Mediet serbe shkojnë edhe më larg si në rastin e shtypit të verdhë “Informer” duke dalë me një publikim të titulluar ShBA dhe NATO luftojnë me Rusinë në Serbi!

Ajo që ka tejkaluar çdo normë gazetareske është publikimi në disa media i një artikulli të titulluar “Tmerr në Graçanicë! Filloi dëbimi i ri i serbëve në Kosovë”. Në këtë publikim është postuar një foto e eskadronit të policisë së Kosovës duket nga Mitrovica. Në vijim artikulli i referohet disa vjedhjeve të shtëpive dhe dëmeve materiale që janë shkaktuar në Graçanicë. Mbetet për organet e ndjekjes penale të vërtetojnë si po ndodhin në një interval të njëjtë kohor këto grabitje që kanë cak vetëm pronat e serbëve. Madje kujdestar i publikimit të menjëhershëm të këtyre artikujve është agjencia ruse Sputnik e cila vazhdon të afishojë edhe në gjuhë të tjera ato.

Një tezë tjetër që po lancohet po thuaj nga të gjitha mediet është “plani” i Prishtinës për bashkim me Shqipërinë nëse Beogradi nuk do marrëveshje. Kjo tezë është e dëshiruar nga vetë Beogradi për një ndarje të cilën e proklamuan publikisht.

Me të drejtë publicisti serb Teofil Pançiç në një kolumnë të tij në REL tha se mënyra me të cilën Aleksandër Vuçiç i pëshpërit opinionit se çfarë po ndodhë lidhur me zgjidhjen e nxehtë dhe të pashmangshme për Serbi, ndërsa tani edhe çështjen e raporteve të Kosovës dhe Serbisë dukshëm të përkujton në situatën e tillë kur përshembull akëcili në vazhdime transmeton zhvillimet (apo ndaljen) e lidhjes së dashurisë por para kësaj dëgjoni dhe shikoni vetëm atë, asnjëherë palën tjetër, deri në atë masë të padukshmen dhe abstrakte që menjëherë fitoni përshtypjen të pyesni vërtet a ekziston ajo?

Ngritja më e re dramaturgjike e presidentit serb është rrëfimi të cilën e fryjnë këto ditë në ballinat e faqeve në terminët kryesore proqeveritare apo qeveritare, e kjo do të thotë pothuajse të gjitha medieve.  Vuçiç me ditë është marrë me motivin e rezolutës famoze 1244 të KS të OKB-së nga viti 1999, që qeveria në Beograd dëshiron ta implementojë, respektivisht atë pjesë që përmend mundësinë e kthimit të një kontingjenti të kufizuar të trupave  të ushtrisë dhe policisë së Serbisë në Kosovës. “Ka kohë u është e qartë të gjithëve  përfshirë edhe Vuçiçin , se treni për diç të tillë ka kohë që ka kaluar, nëse ndonjëherë edhe ka qenë në ndonjë stacion në drejtim të Kosovës. Pse atëherë ky rrëfim?  Nëse qëndrojmë së paku në afërsi të rajonit , sipas shpjegimit racional, Vuçiçi thekson njëkohësisht kreditet e tij patriotike dhe vendosmërinë që të angazhohet për interesat serbe, çfarëdo që në këtë kontekst më 2018 do të ishte dhe do të nënkuptonte, por edhe mungesën e forcës që të luftojë me forcat të pakrahasueshme më të fuqishme dhe më të mëdha jo nga ai por nga Serbia./Kosova.info/