Rajoni

Serbia i kundërpërgjigjet ShBA-së: Nuk jemi koloni, vendosim vetë për armatimin

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Serbia nuk është koloni e askujt dhe se vet do të vendosë se si do të armatoset dhe nga kush, njofton B92.

Ai ka lavdëruar edhe presidentin e shtetit, Aleksandar Vuçiq dhe ka thënë se “për sa kohë do të jetë ai në krye të vendit, kështu do të jetë”.

Deklarata e tij vjen pasi ShBA-ja ia tërhoqi vërejtjen që të mos blejë armatim nga Rusia.

“Si shtet neutral ushtarak, Serbia është e obliguar të jetë e gatshme të mbrojë veten dhe serbët kudo që jetojnë. Nuk ka asnjë arsye që ndaj Serbisë të vihen sanksione dhe jam i sigurt se këtë nuk do ta bënte asnjë shtet demokratik që respekton të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Vulin.

Të mërkurën mbrëma, ShBA-ja përmes ambasadës së saj në Beograd, ia tërhoqi vërejtjen Serbisë që të heqë dorë nga bashkëpunimi ushtarak me Rusinë, duke paralajmëruar se mund të merren edhe masa.

Serbia javë më parë bleu nga Rusia sistemin mbrojtës “Pantsir S1”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483