Rajoni

Serbi/ Shpallen zgjedhjet e përgjithshme, ato do të mbahen me 26 prill

Foto e Ilustruar

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Ato do të mbahen me 26 prill të këtij viti.

Presidenti Vuçiq ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, ndonëse shumica e partive opozitare pritet ta bojkotojnë këtë proces për shkak të korrupsionit dhe ankesave për mungesë të lirive demokratike në këtë shtet.

Vuçiq ka thënë më 4 mars se, duke njoftuar për datë të mbajtjes së zgjedhjeve që tani, i bie që fushata zgjedhore do të jetë më shumë se 50 ditë, njëherësh një nga më të gjatat në historinë e Serbisë.

“I uroj secilit fat dhe uroj që gjithçka të ndodhë në atmosferë demokratike. Është e rëndësishme që gjithçka të zhvillohet në mënyrë paqësore, demokratike dhe që njerëzit të zgjedhin përfaqësuesit e tyre sipas dëshirës”, ka thënë mes tjerash Vuçiq.

Partitë opozitare kanë dhënë shenja se mund të bojkotojnë zgjedhjet, pas akuzave se nuk ka hapësirë të duhur për fushatë.

Mediat e pavarura serbe janë ankuar vazhdimisht se po u bëhet presion nga zyrtarët dhe kanë akuzuar qeverinë se po nxit atmosferë jotolerante ndaj gazetarëve.

Vuçiq, i cili është zotuar se do ta drejtojë Serbinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe që ndërkohë zhvillon lidhje me Kinën dhe Rusinë, është akuzuar për shtypje të lirisë së mediave.

Vuçiq në anën tjetër ka mohuar akuzat.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.