Kombëtare

Serbi i dehur dëmton katër vetura në veri të Mitrovicës

Një serb është arrestuar në veri të Mitrovicës, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit me veturë ka dëmtuar katër vetura të serbëve të tjerë.

Sipas Policisë së Kosovës, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po në veri, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në lokalin e një serbe dhe kanë vjedhur para të gatshme në euro dhe dinar.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.