Kosova

Serbëve nuk u intereson Kosova

Qytetarët nuk kanë informacione të mjaftueshme për marrjen e qëndrimit informues për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, derisa pushteti udhëheq dialogun për Kosovë, pa ofrimin e informative për zgjidhjet potenciale të kësaj çështje, thuhet në hulumtimin e Fondacionit për shoqëri të hapur dhe Ipsos strategjik marketing raporton Kosova.info.

Kosova për numrin më të madh të qytetarëve nuk është çështja më e rëndësishme sepse më shumë I mundojnë problemet ekzistenciale, por kur diçka ndodhë lidhur me Kosovën ajo bëhet një nga çështjet prioritare, e nganjëherë edhe më e rëndësishmja, theksojnë rezultatet e hulumtimit transmetuar nga N1. Madje një e treta e të anketuarve nuk është për zgjidhje kompromisi, por përkundër kësaj shumica nuk janë e gatshme të viktimizohen për Kosovë.

Shumica e respodentëve po ashtu besojnë se Serbia nuk ka ndikim në Kosovë dhe se pavarësia e Kosovës është më e afërta, por që autonomia substanciale zgjidhja më e mirë. Tek qytetarët dominon frika nga copëtimi i mëtejmë i Serbisë.

Rezultatet e pjesës kualitative e hulumtimit tregon se qytetarët zgjidhjen e nyjës së Kosovës e shohin si presion të perëndimit, ndërsa jo çështje thelbësore që ndikon në kualitetin e jetës së tyre.

Është konkluzë se mungon debati argumentues, ndërsa gjatë anketimit qytetarët më shumë mbrojnë dëshirat e tyre, pa argumentimin e qartë të qëndrimeve.  Në hulumtim kanë marrë pjesë 1.045 anketues përmes tetë fokus grupeve të krizës. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483