KULTURË

Serbët thonë që lahuta është instrument i tyre tradicional, reagojnë deputetët

Pas datës 13UNESCO-s do t’i dërgohet një letër nga Komisioni për Arsim, Shkencë, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Në këtë letër ata kanë vendosur që të ankohen për Serbinë të cilët instrumentin tradicional shqiptar lahutën ta përvetësojnë. E kjo sipas kryetarit të komisionit, Ismajl Kurteshi tha se ky veprim është i padrejtë ngase lahuta mbetet instrument i trashëgimisë kulturore dhe shqiptare.

Sipas Kurteshit, Serbia ka shkuar deri në atë pikë që në UNESCO lahutën ta regjistroj siinstrument të tyre.

 “Serbia ka arrit që një instrument tonë tradicional që i përket trashëgimisë Lahutën ta regjistroj në UNESCO si instrument të vetin që është padrejtësi e madhe dhe ne si komision ta marrim përsipër në emër të komision mu dërguar një letër në UNESCO të ua bëjmë me dije se ky veprim është i padrejtë dhe ka argumente që lahuta të mbetet ashtu siç është në të vërtetë instrument i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve”, tha Kurteshi, shkruan Kosova.info.

Kurse sipas anëtares së këtij Komisioni, Albulena Haxhiu, është shumë vonë për këtë vendim sepse ky është propozim i mirë por si kuvend jemi vonuar për reagim.

 “E kam marrme shqetësim përmes mediave, ne jemi vonuar, ky është propozim i mirë por ne si kuvend ndoshta po vonohemi se si komision fuqinë më të madhe do ishte të bëhet prej kryesisë një reagim, është më e fuqishme të bëj reagim kryesia sesa komisioni”, tha Haxhiu.

Kurse Valentina Bunjaku nga radhët e LDK-së ka thënë se duhet të reagohet përmes komisionit epastaj nga kryesia.

 “Ne duhettë bëjmë një reagim përmes komisionit dhe më pastaj të bën kryesia”, u shpreh Bunjaku Rexhepi.