Rajoni

Serbët nuk e pranojnë për festë Ditën e Pavarësisë së Bosnjës

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës-Hercegovinës, Millorad Dodik, ka thënë se faktori ndërkombëtar dhe elita politike boshnjake, duhet ta kuptojnë se serbët nuk e pranojnë 1 Marsin si festë “për arsye politike e historike”.

Ai në një intervistë dhënë të shtunën për Radio Televizionin e Republika Serpskas, ka thënë se 1 Marsi nuk mund të jetë festë nëse synohet që serbët të mbesin pjesë e Bosnjës.

“Nuk guxojmë të lëshohemi lehtë në këto tema, pasi këto janë tema të rënda historike dhe 1 marsi nuk mund të jetë festë në Bosnjë, nëse duan që Republika Serpska të jetë pjesë e saj”, ka thënë Dodik.

Më 1 mars, Bosnja feston Ditën e Pavarësisë, të shpallur më 1992.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483