Kosova

Serbët nga Kosova shkojnë në këmbë në Beograd për përkrahje të Vuçiqit

Ata kanë mbërritur në Gornji Millanovac, para Shtëpisë Norvegjeze ku i ka pritur kryetari i komunës së Gornji Millanovcit Dejan Kovaçeviq me udhëheqjen e komunës, lajmëron gazeta serbe “Novosti”.

Ata të dielën mbrëma kanë mbërritur në Prelin afër Çaçakut ku i kishte pritur kryetari i komunës së Çaçakut dhe kryetari i degës së Partisë Përparimtare Serbe të Vuçitit, Igor Trifunoviq, dhe sot në mëngjes kanë vazhduar rrugën, me qëllim që sot të arrijnë deri në Lig.

Grupi i serbëve të Kosovës është nisur këmbë para tri ditëve nga komuna e Leposaviqit, nga kufiri në Jarinje, për në Beograd, për të marrë pjesë në mitingun e përkrahjes për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.