Rajoni

Serbët ia kanë frikën planeve të lidhjeve regjionale pa Serbinë

Oponentë tanë nga fqinjësia po përpiqen të krijojnë aleanca e lidhje regjionale, ku nuk do të përfshihet Serbia. Prapa kësaj ideje të integrimeve të reja qëndron izolimi i Serbisë dhe përpjekja e krijimit të kaosit që do ta pamundësojë realizimin e iniciativës së “Ballkanit të Hapur””, ka thënë analisti politik Dragomir Angjelkoviç për median serbe.

Ideja për alternativa tjera integruese regjionale nga ku do përjashtohet Serbia erdhën para ca ditëve nga Shqipëria, ku qëndroi ministrja e jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, por edhe nga Mali i Zi. Përderisa ministrja e jashtme shqiptare Olta Xhaçka dhe Gërvalla propozuan “koordinim të 5 vendeve të regjionit në raport me Serbinë”, Dritan Abazoviç ishte më modest propozoi aleancë mes Malit të Zi, BeH dhe Kosovës prapë pa Serbinë.

“Edhe njëra edhe aleanca tjetër bien në ujë”, tha analisti Angjelkoviç, sepse as Srpska nuk e lejon BeH, as Mali i Zi nuk mbështet propozimin e Abazoviçit.

Prapavijë e këtyre modeleve të ndërlidhje ku përjashtohet Serbia është tentim i kontestimit të Ballkanit të hapur dhe realizimit të saj.

“Oponentë tanë regjional po provojnë në çdo mënyrë të krijojnë aleancë regjionale kundër Serbisë. Por ato janë për-llogari të dobëta sepse integrime të tilla janë parealizueshme nëse përjashtohet Serbia. Po ashtu perëndimi nuk mbështet integrimet regjionale dhe Ballkanin e sheh si një zonë afër BE-së që relativisht është stabile, të cilën mund ta financojë dhe ndihmojë në probleme të ndryshme. Edhe perëndimi edhe vendet në regjion e dinë se Serbia është vendi kyç dhe nuk mund të anashkalohet”, tha ai.

Gërvalla kërkesën për koordinim të 5 vendeve e ka bërë në kontestin e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

“Të gjithë së bashku duhet të ndikojmë që paqja e stabiliteti në regjion mos të rrezikohen, na duhet bashkëpunim më i mirë më i rëndësishëm dhe jo sipërfaqësor në të gjitha proceset regjionale”, ka thënë Gërvalla.

Ndërsa për media ajo nuk ka përmendur projektin e tri vendeve si është “Ballkani i Hapur”, por ka përmendur marrëveshjet në kuadër të procesit të Berlinit.

Nga ana tjetër, nënkryetari i qeverisë malazeze Dritan Abazoviç, ka vlerësuar se “Ballkani i hapur” ka ide atraktive, por duhet gjetur një iniciativë të re që do funksiononte dhe bashkëpunimi të jetë konkret.

Sipas Angjelkoviç, këto propozime janë të çmendura, kjo do të ishte sikur dikush të donte të bashkonte Serbinë me Alaskën, aq më parë që për të nuk do pajtohet Srpska, as elementet serbe në Malin e Zi.

“Së pari, BeH do të bllokohet nga Srpska, që do të pamundësonte kyçjen e saj, së dyti, në Mal të Zi edhe nëse do ishte Gjukanoviç në pushtet nuk do të mund të realizonte se do kishte protesta të brendshme, të gjitha janë fjalë të kota dhe nuk ka alternativë për ‘Ballkanin e Hapur’”, tha Angjelkoviç.

Sipas tij, iniciativa e “Ballkanit të Hapur është e mundshme vetëm nëse janë të interesuar të gjithë, por Serbia nuk duhet insistojë në realizimin e saj”.

“Ne duhet të zhvillojmë raportet tona me Kinën e Rusinë dhe vendet perëndimore kur ka mundësi konstruktive”, tha ai.

Shfaq më shumë
//chooxaur.com/4/3473483