Kosova

Serbët ftojnë në votim të gjithë ata që kanë lindur në Kosovë

Në veri të vendit janë vendosur flamuj serbë dhe rus një ditë para zgjedhjeve.

Në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Leposaviq dhe në Zveçan për t’i monitoruar zgjedhjet janë të gatshëm rreth 100 efektivë policorë.

Klan Kosova merr vesh që serbë të cilët kanë lindur në Kosovë dhe jetojnë në Serbi janë ftuar për të votuar në zgjedhjet e nesërme edhe pse nuk kanë dokumentacion të shtetit të Kosovës.

Kjo bie ndesh me vendimin e Komisionit Zgjedhor të Kosovës që nuk do t’i lejojë të votohet pa dokumentet e Kosovës. Por kjo pritet të shihet nesër nëse do të zbatohet, njofton Klan Kosova.

Po ashtu nga Beogradi kanë ardhur disa gazetarë të cilët janë marrë në pyetje nga forcat e rendit sepse ka pasë dyshime për veprimtarinë e tyre. Ata nesër do të zhvillojnë punën e tyre gazetareske. /Gazeta Express