Bota

Serbët e Bosnjës nderojnë nobelistin austriak që kishte përkrahur Millosheviqin

Serbët e Bosnjës të premten nderuan fituesin diskutabil të Çmimit Nobel të Letërsisë më 2019’ën Peter Handke, i cili është i njohur për pikëpamjet e tij apologjitike ndaj Sllobodan Millosheviqit për krimet e kryera në Ballkan.

Ndonëse Handke adhurohet nga Serbët për mbështetjen e tij në politikat e tyre nacionaliste, ai konsiderohet persona non grata në kryeqytetin Boshnjak të Sarajevës, raporton The Independent, transmeton Gazeta Express.

“Jam i lumtur që jam këtu”, u shpreh Handke në Banja Luka, njofton televizioni serb i Bosnjës. “Është moment i madh për mua”.

Zyrtarët boshnjakë më 2019’ën bojkotuan ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel për Parlamentin rajonal të Handke dhe denoncuan Akademinë Suedeze për dhënien e çmimit e tij.

Presidentja e Republikes Serbem Zeljka Cvijanovic, falënderoi Handke për “mirëkuptimin që treguan duke përfaqësuar interesat e drejta serbe”.