Bota

Senati italian shtyn rrëzimin e qeverisë Conte

Senati italian shtyu për të martën e 20 gushtit votën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Giuseppe Contes, të kërkuar nga kreu i Lega Nord, Matteo Salvini.

Ministri i Brendshëm kërkoi votim të menjëhershëm për largimin e Kontes, por shumica e senatorëve i dhanë një javë kohë kryeministrit.

Shefi i kabinetit do të paraqitet të më 20 gusht përpara Dhomës së Lartë të Parlamentit për të bindur senatorët se qeveria nuk po kalon një krizë.

Vota e kësaj të marte në Senat ishte edhe prova e një aleance të re politike në Itali, asaj mes Lëvizjes 5 Yjet dhe Partisë Demokratike që bashkuan votat për të çuar Salvinin në minorancë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.