SPORT

Semarxhaj: Bashkëpunimi im me Ballkanin është ndërprerë nga kryesia, e jo nga unë

Pas largimit nga posti i trajnerit të skuadrës së Ballkanit, është deklaruar Sami Sermaxhaj.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kryesuesit e klubit nuk kanë qenë të kënaqur me ecurinë e rezultateve të fundit, transmeton Koha.net.

Sermaxhaj, po ashtu, ka sqaruar se bashkëpunimi i tij me Ballkanin është ndërprerë me propozimin e kryesisë e jo nga ana e tij.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kryesusit e klubit nuk kanë qenë të kënaqur me ecurinë e rezultateve të fundit, por poashtu unë pas lojës së fundit nuk jam pajtuar me propozimet e tyre mbi masat disiplinore ndaj lojtarëve, kështu që vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin.

Dua të sqaroj që bashkëpunimi është ndërprerë me propozimin e kryesisë, e jo nga ana ime ngase me rastin e prezentimit tim në klub në prezencë të lojtarëve dhe stafit udhëheqës jemi dakorduar që objektivi kryesor këtë sezon është mbetja në superligë, kurse objektiv shtesë Kupa e Kosovës, kështu që KF Ballkani sot nuk është në zonën e barazhit dhe poashtu i kualifikuar në gjysmëfinale të kupës së Kosovës (për herë të parë në histori të klubit) dhe kam qenë i gatshëm të punoj deri në fund të edicionit për realizimin e objektivave të Klubit.

Dua ti falënderoj dhe njëkohësisht ti uroj shumë suksese udhëheqësëve të klubit, bashkëpunëtorëve profesional, lojtarëve dhe publikun Suharekas për mbështetjen e deritanishme.

Trajnerit Gani Sejdiut i uroj punë të mbarë dhe shumë suksese me FC Ballkanin

“FORCA BALLKANI””.

Sermaxhaj më nuk është trajner i Ballkanit

Sami Sermaxhaj është larguar nga posti i trajnerit të skuadrës së Ballkanit, ka njoftuar ekipi nga Suhareka të hënën, raporton “Koha Ditore”.

Largimi i Sermaxhajt vjen dy ditë pas humbjes së Ballkanit nga Trepça ’89 (2:1).

“Pas bashkëpunimit disa mujor me trajnerin Sami Sermaxhaj,sot kemi shkëputur bashkëpunimin. Shkëputja e marrëveshjes është bërë me marrëveshje të dy anëshme,pasi mungonin rezultatet e pritura nga klubi. FC Ballkani i uron trainerit Sami Sermaxhaj sukses dhe falenderon për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Ballkani, aktualisht zë vendin e tetë në Ipko Superligën e Kosovës, me 32 pikë të tubuara.

Sermaxhaj është trajneri i dytë që këtë edicion largohet nga Ballkani pas Bekim Shotanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.