Kosova

Selimi: Gjykata Speciale nuk është terren i përshtatshëm për të manovruar, nuk besoj se Thaçi do të kursehet

Duke folur për ftesat e Gjykatës Speciale, Rexhep Selimi, i Vetëvendosjes ka thënë se një gjë e tillë ishte e pritshme të ndodhë.

Ai tutje në Rubikon ka shtuar se VV nuk ka kanë thënë se do ta zhbëjë Specialen, derisa bën të ditur se një gjë e tillë nuk është e mundur.

Ai e ka përgënjeshtruar Haradinajn se ai ka shkuar më herët në Gjykatë Speciale.

Sipas tij, kjo nuk e kishte burimin të Haradinaj, por te Thaçi.

“Fillimisht këtë gënjeshtër e ka shpërndarë Thaçi që sipas tij, të gjithë ata që nuk e diskutojnë Gjykatën Speciale me të, janë dëshmitarë të fshehtë. Nuk e pranoj të diskutoj me Thaçin sepse nëse UÇK po përballet me të, atëherë fajet i ka vetë ai”, ka thënë ai.

Ai thotë se askush nuk është përjashtuar nga shtabi i përgjithshëm i UCK-së, duke shtuar se dyshon se do të përjashtohet Thaçi.

Selimi thotë se e mbron luftën çlirimtare të UCK-së.

Ai thotë se nuk beson që Thaçin ka marrëveshje me Specialen për të mos e ftuar.

“Specialja nuk është as UNMIK e as EULEX . Do të kishte qenë dëshira që të bëhet marrëveshja me gjykatën. Nuk e di a është ftuar a po jo. Me sa kam parë nuk do të jetë dikush nga Shtabi i Përgjithshëm që nuk do të ftohet. Nuk është fort terren i përshtatshëm për manovrime Gjykata Speciale”, ka thënë ai.

“Nuk e besoj që Thaçi do të kursehet nga Specialja”, ka përfunduar Selimi.

Selimi: Ose të arrijmë marrëveshjen, ose Thaçi e bën qeverinë

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshja për koalicionin qeverisës ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së atëherë është presidenti Hashim Thaçi ai që do ta bëjë Qeverinë.

“Nëse nuk arrihet marrëveshja, besoj se LDK-ja e di që nëse nuk bëhemi bashkë për koalicionin, si do ta quajmë qeverinë e ardhshme nëse shkojmë në zgjedhje. Ose do të bëhet kjo qeveri, ose Thaçi do ta bëjë qeverinë. Ne e dimë, por edhe ata duhet ta dinë (LDK-ja). Nëse nuk e bëjmë ne qeverinë, do ta bëjë Thaçi qeverinë, ose do të shkojmë në zgjedhje”, është shprehur Selimi.

Sipas tij Thaçi është duke pasur një angazhim maksimal për mos arritjen e një koalicionit mes VV-së dhe LDK-së.

“Ai ka disa mjete në dorë, e njëri prej tyre është posti i presidentit. E ka përdorimin e Gjykatës Kushtetuese, e ka një angazhim permanent i cili ka thënë se sa të jem unë në këtë zyre nuk do të ketë koalicion mes VV-së e LDK-së. Ne e LDK-ja nuk duhet ta neglizhojmë këtë, ne duhet ta kuptojmë qartë se kush është kundërshtari më i madh”, është shprehur ai.

Selimi ka shtuar se njëra nga kërkesat për LDK-në ishte që të angazhoheshin për shkarkimin e Thaçit.

“Një nga kërkesat tona për LDK-në ka qenë që hajde provojmë të shkaktojmë shkarkimin e Thaçit, e kjo ka qenë përtej marrëveshjes. Edhe deri të dielën nëse ka vullnet mund të bëhet marrëveshja”, ka thënë Selimi. 

Selimi: Me LDK-në takohemi këtë fundjavë, çështja e presidentit është në tavolinë

Rexhep Selimi deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk mund të kthehen në datat të cilat kanë kaluar.

Ai ka thënë se me LDK-në do të takohen në fundjavë, duke shtuar se, çështja e presidentit do të jetë në tavolinë.

“I vetmi vendim i drejtë i cili u bë në legjislaturën e shtatë, ishte zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë dhe ju po doni ta zhbëni. Ne do të takohemi këtë fundjavë, përderisa shkojmë në tavolinë. Çështja e presidentit është në tavolinë, çështja e ministrive është në tavolinë. Tavolina e kësaj jave do të zgjedhë shumë çështje. Besoj që do të ketë kompromis nga të dyja palët”, ka thënë ai.

Sipas tij edhe pas fitores së 6 tetorit VV ka qenë e gatshëm të diskutojë menjëherë por se LDK-ja donte të priste certifikimin e zgjedhjeve.

Ai thotë se para 26 dhjetorit VV-ja ka dashur të shkojë me marrëveshje në seancën konstituive.

“Ka ardhur koha përfundimtare që duhet ta arrijmë marrëveshjen me LDK-në duke besuar që ata do ta kuptojnë se kush janë kundërshtarët e këtij bashkëpunimi. Nëse kjo marrëveshje nuk arrihet ne duhet ta dimë ku po shkojmë. Ne duhet t’ua shpjegojmë qytetarëve se çfarë jemi duke bërë”, ka thënë ai.

Selimi tutje shton se seanca konstituive e Kuvendit ka ndodhur në ditën e fundit të mundshme.

Ai thotë se nuk ka besuar që atje do të shkojnë pa marrëveshje.

“Ne ju kemi kërkuar LDK-së që tua votojmë kandidatin e tyre por ata nuk kanë dashur. Vjosa Osmanin e kanë pyetur se a është qëndrim i LDK-së, ajo ka thënë jo. Përveç se nuk e kërkuan ata edhe e votuan. Ne nuk e kemi komplikuar situatën veç e veç, sepse ka qenë edhe votë e përbashkët edhe dakordim i përbashkët seanca e 26 dhjetorit”, ka thënë ai.

Ai thotë se LDK-ja në seancën konstituive ka mundur të kërkojë të shtyhet, por se ajo e ka propozuar edhe kandidatin për nënkryetar të Kuvendit.

Sipas tij, nëse me emërimin e Konjufcës si kryetar i Kuvendit LDK-ja do të donte ta ndërpriste bashkëpunimin, atëherë është e pakuptueshme prezantimi i ofertave.

“Para se të ndodhte 26 dhjetorit raportet kanë qenë të qarta që ndarja e përgjegjësive në qeveri do të ishte 50-50. Ne jemi dakorduar që marrëveshja për presidentit të lihet më vonë. Madje vetë Kurti ka thënë se njëherë do të flasim për vendet bosh e pastaj të flasin për vitin 2021. Ne asnjëherë në këtë fazë nuk kemi thënë që postin e presidentit e do për vete. Posti i presidentit nuk është dakorduar ende me LDK-në”, ka thënë ai.

Selimi thotë se VV e ka dëgjuar LDK-në derisa kanë kërkuar balancim pushtetesh.

Ai thotë se çështja e presidentit do të diskutohet me LDK-në tash e tutje.

“Ne kemi qenë të kujdesshëm deri në fund te ndarja e barabartë e përgjegjësive. Ne e kemi zgjedhur kryetarin e Kuvendit, nëse bëhet fjalë për partnerë qeverisës ne kemi qenë të gatshëm që ata të kenë më shumë dikastere, madje ata kanë zgjedhur edhe të parët. Nuk jemi të fokusuar të japim e të marrim shumë, jemi të interesuar të vendosim drejtë”, ka thënë ai.

Sipas tij, kur k qenë në pushtet LDK ka pasur edhe presidentin edhe kryetarin e Kuvendit.

Ai thotë se kur ka qenë LDK-ja e para ka qenë dy poste të pakontestueshme.

Selimi thotë se Vetëvendosje ua dha pozitën e kryeparlamentarit.

Selimi: Thaçi është kundërshtari më i madh i marrëveshjes VV-LDK

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, në Rubikon të KTV-së ka thënë se kundërshtari më i madh i marrëveshjes ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së është presidenti Hashim Thaçi, kjo për shkak të së kaluarës së tij.

E përkundër sfidave, Selimi është optimist se Vetëvendosje dhe LDK do të arrijnë marrëveshjen për krijimin e koalicionit qeverisës.

“Ditëve të fundit kemi qenë të përballur me një faktor tjetër që na ka bërë presion për të dërguar emrin, që ishte zyra e presidentit. Bashkëpunimi me LDK-në ka pasur sfida, por asnjëherë këto nuk e kanë bërë të pamundshme koalicionin me të. Me optimizëm po e shoh se do të arrihet kjo marrëveshje, pasi as ne as LDK-ja nuk kanë partnerë të tjerë”, ka thënë Selimi.

Ai ka përmendur se kujt i konvenon ky koalicion.

“Nuk kam si të mos e vë në pah se interesi i kujt është ky koalicion. Është i mbi 400 mijë votuesve tanë, i edhe i atyre që nuk kanë votuar. Është interes i qytetarëve që Kosova të ketë qeveri stabile, dhe është interes edhe i yni e edhe i LDK-së që të zgjedhin njëra tjetrën për partner”, ka thënë ai.

Sipas Selimit ata që nuk e donë këtë koalicion janë edhe kundërshtarët e tjerë politik, por përtej kësaj personaet që kanë problem me ligjin.

“Në anën tjetër kush nuk ka interes. Nuk është as i LDK-s, as Vetëvendosjes, e as qytetarëve. Kundërshtarët e koalicionit do të gëzoheshin nëse do të dështonte marrëveshja, por përtej kësaj të gjithë ata që kanë ra ndesh me ligjin janë kundër kësaj marrëveshje. E pengesa kryesore është presidenti Hashim Thaçi e ai ka fuqi kushtetuese. Besoj se LDK-ja nuk do të lejojë që të triumfojë kundërshtari më i madh i këtij koalicioni, presidenti Thaçi. I cili është kundërshtari më i madh i këtij koalicioni për shkak të së kaluarës së tij. Duke e ditur LDK-ja këtë fakt nuk pres që ajo ta dështojë koalicionin me ne”, u shpreh Selimi. 

Selimi optimist se marrëveshja me LDK-në do të ndodhë, thotë se sfidat nuk janë të pakapërcyeshme

Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje është shprehur optimist se marrëveshja me LDK-në për bashkëqeverisje do të arrihet.

Ai në Rubikon të KTV-së tha se ka pasur vonesa dhe sfida të cilat nuk janë të pa kapërcyeshme.

“Ne presim që në ditët në vijim dhe kam besim që kjo do të ndodhë sepse jam i prirë të iu besoj partnerëve tanë të ardhshëm. Siç është qëllimi i joni për të bërë koalicion ashtu është edhe i LDK-së”, ka thënë ai,

Sipas tij, ka pasur sfida duke shtuar se ndryshimi nuk është i lehtë.

Ai thotë se nuk është qëllim final bërja e qeverisë, por bërja e ndryshimit në Kosovë përmes qeverisë.

Selimi thotë se ndryshimi ndryshe nuk bëhet vetëm me Vetëvendosjen dhe LDK-në.

“Ne kemi bashkëpunim edhe me subjekte tjera joshumicë, por nga partitë shqiptare është partneri i vetëm me të cilin mund të bëjmë koalicion. Këtë na ka besuar votuesi, kemi dalë para qytetarëve që të bashkëpunojmë me LDK-në dhe të mos bashkëpunojmë me partitë e PAN-it. Përveç që e kemi detyrë e kemi edhe vullnet bashkëpunimin me ta”, ka thënë ai.

Ai thotë se nuk e ka ndryshuar qëndrimin për LDK-në, duke shtuar se vazhdon të ketë mendimin e njëjtë për ta.

Sipas tij, nëse Vetëvendosje do të bënte koalicion me PAN-in do të jepte dorëheqje ashtu siç u largua nga AAK-ja kur ata bën koalicion me LDK-në.

“Po të ishim në ato rrethana do ta bëja këtë gjë prapë. Unë kam thënë se ai koalicion nuk është primar dhe asgjë nuk do të ndryshonte as sot”, ka thënë ai.

Ai thotë se kur subjekti politik vepron kundër bindjeve të tij, është transparent ta bëjë publike dorëheqjen e tij.

“LDK-ja është një subjekt politik që kemi pasur oponencë dhe me të cilin po mendojmë të kemi një bashkëpunim me ta. Nuk është subjekt më i mirë se Lëvizja Vetëvendosje por nuk kam të drejtë të bëjë krahasime nëse është e mirë apo jo”, ka thënë ai. 

Selimi: Krijimin e linjës ajrore nuk e quaj marrëveshje, vështirë e realizueshme

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi në Rubikon të KTV-së linjën ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk e quan marrëveshje, pasi sipas tij kjo më shumë është një synim për të ardhmen, por nuk është optimist se ajo do të realizohet.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe vizitën e të dërguarit special të SHBA-së për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

“Vizita e Grenellit sot në Kosovë është e mirëpritur dhe e rëndësishme edhe për faktin se nga vjen ai. Sa i përket qëndrimit të tij sot në Prishtinë, ai ishte i fokusuar në çështjet ekonomike”, u shpreh Selimi.

Tutje Selimi ka thënë se linja ajrore është pak e realizueshme.

“Krijimin e linjës ajrore nuk e quaj marrëveshje, sepse s’ka ndodhur marrëveshja. S’ka udhëtarë dhe nuk ka leverdi ekonomike, e nëse është politike është çështje tjetër. Por, e shoh larg këtë punë. Duket si një koncept marrëveshje, si një synim që mund të ndodhë në të ardhmen. Kjo nuk është e leverdishme. Nëse do të kishte fluks udhëtarësh atëherë mund të ndodhte, por mezi mbushen autobusët në këto linja”, tha Selimi.

Sipas tij një marrëveshje e tillë do të mund të realizohej në një fazë tjetër.

“Ishalla problemi zgjidhet ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe të jemi në atë nivel sa të kemi edhe linja ajrore. Nëse vendet nuk lidhen reciprokisht e shoh mjaft larg të realizueshme. Por, mund të jetë e realizueshme për më vonë, në fazë tjetër. Nuk e përjashtoj as rolin e Gjermanisë, Britanisë e Amerikës, por duhet t’i shohim si faktorë të përbashkët, dhe ata janë pjesë e krijimit të këtij shteti dhe nuk e përjashtojnë njëra tjetrën”, u shpreh Selimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.