Kosova

Selimi: Qeveria në largim keqmenaxhoi luftën kundër pandemisë

Selim Selimi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i cili është propozuar të jetë ministri i Drejtësisë në Qeverinë Hoti, në Interaktiv të KTV-së e vlerësoi të mirë faktin se edhe në Kosovë e gjithë botën po bie numri i të infektuarve gradualisht, por, ka theksuar se janë kritikë ndaj qeverisë në detyrë sa i përket luftës kundër Covid-19.

“Kemi qenë kritikë ndaj qeverisë në detyrë në luftën ndaj pandemisë, sepse disa prej veprimeve nga qeveria në largim, kanë qenë veprime që rrezikuan apo degraduan tërë qasjen e institucioneve të Kosovës ndaj pandemisë. Disa herë ka bërë hapa të rrezikshëm, sikur hapi me bashkëpunimin me Serbinë për testet”, tha Selimi.

Selimi nga AAK-ja, tha se qeveria në largim i janë nënshtruar Serbisë.

“Serbia ishte gjithçka përveçse humanitare”, u shpreh ai.

Ai tha se pati keqmenaxhim në konviktet e studentëve, ku futeshin ata që duhej të karantinoheshin.

“Ka mënyra më të mira të menaxhimit sesa çka ka bërë qeveria. Pas propozimit tonë për shpalljen e gjendjen së jashtëzakonshme, u shpërfaq hipokrizia e tyre”, tha Selimi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.