Kosova

Selimi: Nuk jam milioner, jam renditur i 104-ti në listën e deputetëve për pasuri

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se qeveri e re do të dërgojë para ligjin për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme.

Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se është gabim të thuhet se vota në zgjedhjet e 6 tetorit ka qenë kundër komandantëve të luftës.

Ai ka thënë se PDK humbi zgjedhjet për shkak të së tashmes e jo për shkak të së kaluarës.

Ish-pjesëtari i UÇK-së thotë se PDK-ja ka përdorur vlerat e UÇK-së për t’u përballur me tjerët në politikë.

“PDK në zgjedhjet e para të pasluftës nuk ka pasur më shumë se 10 deputetë që kanë të përfshirë në luftë. Në atë kohë PDK ka pasur 29 apo 30 deputetë”.

Selimi thotë se do të bëhet ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ai thotë se është abuzuar edhe me emrin e tij se gjoja është milionerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.