Kosova

Selimi: Në Vjosa Osmanin llogarisim më shumë se një votë për mocionin e mosbesimit

Nga Arkivi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka treguar se nga presin votat për rrëzimin e kësaj qeverie.

Selimi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se llogarisin në votën e Vjosa Osmanit për rrëzimin e qeverisë.

“Në Vjosa Osmanin llogarisim më shumë se një votë sepse ajo tashmë është një personalitet i respektuar në skenën politike. E respektojmë edhe në aspektin e aleatit dhe atë të kundërshtarit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se është e qartë që Vjosa Osmani nuk është një votë e vetme në parlament.

I pyetur nëse llogarisin edhe në votën e Haxhi Avdylit, Selimi është përgjigjur se presin më shumë se kaq.

“Jo vetëm të Haxhi Avdylit por edhe një 10 haxhi avdyla në parti të ndryshme. Parlamenti ka aq deputetë sa që për hir të qytetarëve dinë të kapërcejnë kufijtë e partive politike. Po të mos ndodhte kjo as mocion nuk do të kishte”.

Selimi thotë se nuk duhet të përsëritet gabimi i njëjtë që pas kalimit të mocionit të mosbesimit në Kuvend të krijohet një tjetër qeveri e të mos shkohet në zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.