Kosova

Selimi: Me krizën në Telekom u rrezikua edhe siguria kombëtare

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka thënë se seanca e sotme është thirrur për një kontratë të veçantë mes Telekomit dhe Z Mobile.

“Seanca e sotme është thirrur për një kontratë të veçantë, për atë të Telekomit me Z Mobile. Tendenca për t’u shpërqendruar nga ky fokus është tendeva për ta zbuluar këtë skandal”, ka thënë ai.

Selimi tutje ak thënë se efektet e dëmit të kësaj kontrate janë në tri dimensione.

Sipas tij, efekti i aprë ka të bëjë me buxhetin, i dyti me dëmin ndaj qytetarit dhe i treti dëmtimi i shtetit.

“Efektet e kësaj kontrate janë në tri dimensione, në efekt buxhetor, në efekt që dëmton qytetarin dhe efekt që dëmton shtetin. Të tretën nuk mund ta përjashtojmë edhe sigurinë kombëtare. Në rastin konkret, efektin e dëmit e ka edhe në sigurinë e shtetit të Kosovës. Kur rrezikohet Telekomi, rrezikohet edhe siguria vendit”, ka thënë ai.