Kosova

Selimi do ta padisë zv/ministrin Sallahu, kërkon dëmshpërblim prej 300 mijë eurove

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka deklaruar se është në përgatitje të një padie civile ndaj zv/ministrit të tanishëm të Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Sipas Selimit padia do të bëhet për shkak se Sallahu ka përdorur shpifje dhe ka përhapur të pavërteta ndaj tij në rastin e ushtrimit të kallëzimit penal ndaj tij më 26 prill të këtij viti.

Selimi tha se dezinformatat e përhapura nga Sallahu janë vërtetuar sot me hedhjen poshtë të kallëzimit penal nga Prokuroria Speciale.

“Kësisoj, në emër të dëmit material dhe jo-material që më ka shkaktuar, përmes padisë civile do të kërkojë kompensim në shumën prej 300 mijë eurove. Këtë shumë do ta dhurojë për ‘Kosovo American Education Fund’ ,një fondacion për të financuar shkollimin e juristëve të rinj kosovarë në ShBA”, theksoi ai.

Reagimi i plotë:

Jam në përgatitje të një padie civile ndaj zëvendësministrit Blerim Sallahu për shkak se i njëjti ka përdorur shpifje dhe ka përhapur të pavërteta ndaj meje me rastin e ushtrimit të kallëzimit penal kundër meje më 26 prill të këtij viti. Dezinformatat e përhapura nga z.Sallahu u vërtetuan sot me hedhjen poshtë kallëzimit penal nga Prokuroria Speciale. Kësisoj, në emër të dëmit material dhe jo-material që më ka shkaktuar, përmes padisë civile do të kërkojë komepnsim në shumën prej 300 mijë eurove. Këtë shumë do ta dhurojë për ‘Kosovo American Education Fund’ ,një fondacion për të financuar shkollimin e juristëve të rinj kosovarë në ShBA
Konsideroj se ushtrimi i kallëzimit penal ndaj meje është një nga metodat e persekutimit politik që tenton të kryejë pushteti aktual ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Qeveria aktuale dhe njerëzit e saj që udhëheqin me Ministrinë e Drejtësisë, e kuptojnë drejtësinë vetëm nëse ajo është e kapur. Me veprimet e tyre, ajo [qeveria] është duke shkatërruar dy institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në vend, Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Shfaq më shumë
//zikroarg.com/4/3473483