Kosova

Selim Krasniqi merr ftesë nga Specialja

Selim Krasniqi, është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Krasniqi ka njoftuar se do të paraqitet në Hagë më 6 shkurt dhe se do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

“Në këto momente pranova ftesën nga zyra e Prokurorisë së Specializuar, për tu paraqitur në Hagë më: 06 02 2020, në cilësinë e të dyshuarit! Krenar me luftën e UÇK-ves, kontributin tim dhe familjarëve të mi dhe gjakun e derdhur për Liri. Lavdi gjithë të rënëve për Liri. SK”, ka shkruar ai, transmeton Kosova.info.

Postimi i plotë:

Selim Krasniqi

Ne keto momente pranova ftesen nga zyra e prokuroris se specializuar, per tu paraqitur ne Hage me: 06 02 2020, ne cilesin e te dyshuarit! Krenar me luften e UÇK-ves, kontributin tim dhe familjareve te mi dhe gjakun e derdhur per Liri. Lavdi gjithe te reneve per Liri. SK