Show Biz

Selena Gomez zbulon se voton për?

Këngëtarja e njohur, Selene Gomez, ka zbuluar se gjatë këtij viti do të jetë hera e parë që do të votojë.

Ajo ishte e ftuar në një intervistë virtuale të ‘Voting Power Hour’, ku diskutuan për zgjedhjet në SHBA, shkruan Daily Mail.

“Me të vërtetë, nuk kam turp që të tregojë, por… kjo është hera e parë që votoj”, është shprehur ajo.

Më pas artistja ka shpjeguar se përse mendon që vota e saj tani ka më shumë rëndësi.

“Them kështu, sepse nuk e kam ndier kurrë më pare dhe është e vërtetë, vota ime do të numërohet. Fokusi im më i madh kohëve të fundit ka qenë në këtë temë”, shtoi Selena. Ani pse Gomez tashmë ka zgjedhur se kë do të votojë, për publikun ajo nuk shprehi asnjë mbështetje për ndonjërin prej kandidatëve.