Show Biz

Selena Gomez publikon këngën që u tha se do i kushtohej Justin Bieber

Selena Gomez i këndon dashurisë së humbur në projektin e ri të cilin e publikoi sot. 26 vjeçarja ka publikuar këngën ‘Lose You To Love Me’ e cila nga reagimet e parë thuhet të jetë dedikimi për ish të dashurin e saj, Justin Bieber.

‘Ia dhashë të gjitha gjërat e mia dhe të gjithë e dinë atë. Më hodhi poshtë dhe tani e kam kuptuar, pas  dy muaj, ti më ke zëvendësuar sikur të ishte e lehtë. Më bëre të mendoj se e meritova’, thotë Gomez në një pjesë të këngës.

Justin i dha fund lidhjes me Selenën për tu lidhur me modelen, Hailey Baldwin vetëm dy muaj pas ndarjes. Pak javë më parë Justin dhe Hailey kurorëzuan dashurinë me martesë, ndërsa Selena ende po e vuan ndarjen nga këngëtari kanadez.

Ndryshe, Selena e cila vuan nga sëmundja e lupus, ka deklaruar se tani ndihet me mirë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483