Kosova

Selamani: Shtrahe me idenë për ndarje të Kosovës

Këshilltarja e MPB – së Myzejene Selmani ka shkruar me një postim në llogarinë e saj në Facebook se me dorëheqje e zëvendëskancelarit të Austrisë  Hajns-Kristian Shtrahe ka rene ideja e ndarjes së Kosovës.

Selamani ka shkruar se Shtrahe ka thënë se disa herë ka qenë në Moskë dhe është takuar me këshilltarët e Putinit duke bërë plane “si mund të bashkëpunojnë strategjikisht”.

Postimi i plorë:

Në Austria rrëzohet mbështetësi i idesë serbo-ruse për Kosovë Njeriu që ka pasur shumë takime me zyrtarët e lartë serb por edhe rusë e që ka mbajtur postin e numrit dy të qeverisë është vet dorëhequr për shkak të skandalit të publikuar nga një incizim sekret, ku shihet duke i ofruar një përfitueses ruse kontratat e qeverisë, në këmbim të mbështetjes politike.’partia e Lirisë. Ai në arsyetimin e tij mund të ketë qenë i dehur në momentet e takimit, por vetë takimi me ta përbënë një lajm. Veç kësaj ky ka qenë promovues në kuluaret diplomatike i idesë së ndarjeve në Ballkan. Me rënien e tij është demoluar edhe ideja e ndarjes. Ai gjatë këtij skandali ka përmendur edhe Serbinë. Mjafton të parafrazohet disa citate për të kuptuar se kush ka qenë ai. Shtrahe ka thënë se Serbia është vend fantastik, se disa miq të tij kanë investuar shumë para dhe se në Serbi në anketa është i adhuruar pothuajse sa vetë Putin. Përndryshe ai ka thënë se Serbia duhet të orientohet nga Lindja. Shtrahe ka thënë se disa herë ka qenë në Moskë dhe është takuar me këshilltarët e Putinit duke bërë plane “si mund të bashkëpunojnë strategjikisht”. Është i njohur flirti i partisë së tij me pjesën e votuesve austriak me origjinë serbe. Ai ka qenë mysafir në Beograd, Banjallukë dhe në shtypin ndërkombëtarë është i njohur si njeri që mbështet gjërat serbe si në BH ashtu edhe në Kosovë. Me rënien e tij ka rënë edhe ideja e ndarjeve