Kosova

Sekuestrohen në Pejë medikamente me origjinë të dyshimtë

Policia në Pejë në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, ka realizuar një plan operativ për kontrollimin e disa lokacioneve në të cilat dyshohej për medikamente pa banderola me origjinë të dyshimtë.

Sipas komunikatës nga PK, gjatë operacionit policor janë kontrolluar gjashtë lokacione, nga të cilat katër barnatore dhe dy shtëpi në qytetin e Pejës, me ç’rast janë gjetur 1724 paketime, ku përfshiheshin 353 lloje të medikamenteve të ndryshme pa banderola, të cilat me procesverbal janë sekuestruar nga ana e inspektorëve të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa zyrtarët e doganës këto medikamente i kanë pranuar në ruajtje dhe të njejtat do të përdoren si dëshmi për procedurat e mëtutjeshme.