Love & Sex

Seks me para dhe shitje e të brendshmeve për të paguar tarifën e studimit

Mijëra studentë në Britani e Madhe kryejnë marrëdhënie seksuale me para, apo shesin te brendshmet e tyre në internet, për të paguar tarifat e studimeve.

Sipas asaj që shkruan tabloidi “The Sun”, një studim i ri ka treguar se 1 në 25 studentë është i përfshirë në shitjen e fotografive intime, shitjen e të brendshmeve dhe kryerjen me marrëdhënieve seksuale me para.

Sipas sondazhit,  4% e studentëve pranuan se kryejnë marrëdhënie seksuale me para, ndërsa 6% të tjerë kanë pranuar se do ta konsideronin një punë të tillë nëse do të ndodheshin në vështirësi.

Sipas ekspertëve, numri i studentëve që shesin trupin për para është dyfishuar në dy vite, ndërsa shtojnë se kjo vjen për shkak të rritjes gjithnjë e më shumë të kostos së jetesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.