Kosova

Sejdiu: Më tradhtuan Vjosa Osmani e Agim Veliu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se kjo parti që ka udhëhequr dikur ai ka humbur në zgjedhjet e fundit, e për këtë ai fajin ia lë liderit, Isa Mustafa.

Sejdiu ka treguar edhe se çka ka ndodhë para kuvendit zgjedhor të LDK-së, ku ai synonte të bëhej kryetar.

“Unë kam takuar Isa Mustafën tre-katër ditë para ditës së Kuvendit. E ka pasur të pa definuar a do të kandidoj a jo. Ka thënë se ka presion të madh nga degët. Aty nuk ma ka pohuar, kam shpreh atë dhe kam kandiduar. E kam takuar Vjosa Osmanin a ke apo jo marrëveshje me Isa Mustafën, më është përgjigjur që jo.

Kam kërkuar të takoj edhe tre nënkryetarët Agim Veliun, Lutfi Hazirin dhe Hakiun, por asnjëri nuk ka gjetur kohë që të bisedojmë”, tha Sejdiu.

“Në zgjedhjet lokale 2017 unë e kam mbështet Agim Veliut që të ketë fitore dhe ai ka fitu dhe ka qenë një marrëveshje reale që kemi pas për më vonë dhe ai e ka harru atë. Osmani doli e pasinqertë, më vjen të keq që e ka dhënë një deklarim të tillë”, tha Sejdiu.

Ai thotë se ka dashur të marrë udhëheqjen dhe ta shkri gjithë energjinë dhe dijen për të sjellë LDK-në në pozicionin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.