Kosova

Sejdiu: 17 shkurti 2008 është realizim i projektit të madh politik të shqiptarëve të Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka uruar festën e pavarësisë së Kosovës për të gjithë shqiptarët.

Sejdiu me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se 17 Shkurti 2008, është realizim i projektit të madh politik të shqiptarëve të Kosovës.

“Kombinimi i rezistencës paqësore dhe asaj të armatosur, rezultoi me lirinë e vendit, falë edhe përkrahjes së fuqishme të miqve tanë ndërkombëtarë. Falë kësaj përkrahje, përveç lirisë, arritëm që më 17 Shkurt 2008 të realizojmë edhe projektin tonë për Pavarësi”.

“17 Shkurti 2008, është realizimi i projektit të madh politik të shqiptarëve të Kosovës, të cilit i printe Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, për Liri, Pavarësi dhe Demokraci. Është realizimi i amanetit të komandantit legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Sejdiu.

Të dashur miq, Sot shënojmë 13 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Është ky përvjetor, i cili, mbi të…

Posted by Fatmir Sejdiu on E martë, 16 Shkurt 2021